Shqetësuese rritja e grupeve populiste, Princi Charles: Po rikthehet fashizmi

22/12/2016 00:00

Princi i kurorës në Britani, Charles deklaroi se rritja e grupeve populiste anembanë botës ka sjellë reminishenca të theksuara të fashizmit të viteve ’30.

Princi bëri thirrje gjithashtu kundër përsëritjes së tmerreve të së kaluarës dhe persekutimit fetar.

Trashëgimtari i fronit britanik tha në një intervistë për “Radion BBC” se ka një rritje të agresionit të atyre që nuk respektojnë vlerat, besimin dhe prejardhjen e njëri-tjetrit.

Komentet e tij vijnë pas fjalimit të Papa Françeskut në muajin nëntor, se botën e ka mbështjellë një epidemi që lufton racën dhe besimin, e cila po dëmton shoqërinë.

Europa po përjeton një rritje të lëvizjeve nacionaliste nga Franca, Gjermania, Britania, Hungaria dhe Polonia.

Top Channel