Në shenjë solidariteti, kardiologu italian vjen në Rrëshen

22/12/2016 00:00

Një ekip i përbërë nga kardiologu Gabriele De Masi De Luca, nga spitali “Panico di Tricase”, si dhe nga infermierja Salvatore Galati, është nisur me destinacion Shqipërinë për t’u dislokuar në Spitalin e Rrëshenit, në veri të vendit.

Sipas asaj që bëhet e ditur nga “Repubblica.it”, bëhet fjalë për një zonë tejet të varfër dhe me shumë mangësira shëndetësore. Për këtë arsye, kardiologu i ri nga Salento ka vendosur të sjellë në Rrëshen instrumentet e nevojshme për të bërë ekokardiograma dhe të tjera. Deri më 22 dhjetor janë bërë rreth 150 vizita, kontrolle ndaj të cilave janë nënshtruar kryesisht të vegjlit.

Nisma do të bëhet mbi data të caktuara dhe mjeku nga Salento do të vizitojë disa herë në vit Shqipërinë për të kuruar fëmijët, të cilët e kanë të nevojshme të kryejnë teste diagnostikuese.

“Kam besuar fuqimisht në këtë nismë, – është shprehur kardiologu, – e kam gjetur mbështetjen e shoqats ‘Salento Faber’, që prej kohësh shqetësohet mbi fëmijët në të tilla zona. Bresoj se shfrytëzimi i profesionit tonë për ata që kanë më shumë nevojë, është thjesht një detyrë. Jo të gjithë e kanë fatin të vizitohen dhe të kontrollohen vazhdimisht, sidomos në të tilla zona të varfra. Do të jetë një projekt që do të vazhdojë dhe që ka për qëllim zbatimin e një ure të re midis Salentos dhe Shqipërisë”.

Top Channel