Greqi, ekzekutohet një shqiptar në periferi të Athinës

22/12/2016 00:00

Një 57-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në vendin e qujtur Luca, në periferi të kryeqytetit grek, Athinë. Viktima është identifikuar si Kosta Pojani, nga Berati.

Ai u qëllua me një karabinë në kokë dhe gjoks në kohën që po shkonte për në punë, gatë orëve të paradites.

Policia thotë se autori i vrasjes është një shtetas qipriot, i cili u dorëzua pak orë më vonë në një rajon policor të kryeqytetit helen.

Ekzekutori ende nuk ka shpjeguar shkaqet e ekzekutimit të shqiptarit, por burime policore deklaruan se viktima dhe ekzekutori kanë pasur kohët e fundit mosmarrëveshje mes tyre.

Hetimet po kryhen nga policia kriminale e Drejtorisë së Policisë së Atikës. Trupi  i viktimës u dërgua në morgun e Athinës për ekspertizë mjeko-ligjore.

Top Channel