Luftëtari ndal edhe Kukësin, në barazim dhe Vllaznia-Tirana

22/12/2016 00:00

Luftëtari duket se është një prej ekipeve më në formë në kategorinë Superiore, duke e treguar këtë jo vetëm me lojën e treguar, por edhe me rezultatet e arritura.

Këtë javë edhe pse ishin përballë ekipit që kryeson renditjen, ata arritën të marrë një pikë nga ky takim, në një barazim 2-2.

Korabi mposhti Flamurtarin me një gol të Plakut në pjesën e dytë, ndërsa Teuta fitoi 0-2 ndaj Laçit.

Tirana nuk arriti të merrte më shumë se një pikë nga transferua e Shkodrës përballë Vllaznisë, në një barazim 0-0.

Ndërkohë, superndeshja e javës do të jetë ajo mes Skënderbeut dhe Partizanit që do të luhet në Korçë në orën 17:00.

Top Channel