Zjarr në një stallë në Gjirokastër, digjen 40 bagëti të imta

22/12/2016 00:00

Një stallë është përfshirë nga një zjarr i madh ditën e sotme në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës.

Bëhet e ditur se zjarri ka djegur rreth 40 krerë bagëti të imta.

Si shkak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Top Channel