Xhafaj: Vetting-u, në binarët e Kushtetutës

22/12/2016 00:00

Kryetari i komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Vetting-ut.

Në reagimin e tij, Xhafaj ka nënvizuar se, vendimi konfirmon se ligji është në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Koha provoi që ligji i Vetting-ut është jo vetëm në binarët e Kushtetutës, por edhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Më vjen mirë që Venecia shprehu vlerësimet më të mira për ligjin. PD për fat të keq përkthen keq shqip-shqip”, ka thënë Xhafaj.

Top Channel