PSG “shënjestron” trajnerin Wenger

22/12/2016 00:00

Arsene Wenger vihet në shënjestrën e Paris Saint Germain.

Është tabloidi britanik “The Sun” ai që e bën të ditur këtë lajm, duke theksuar se parizienët po monitorojnë me vëmendje situatën e trajnerit francez të Arsenalit.

Gjithnjë sipas “The Sun”, nëse francezi nuk do të rinovojë kontratën me “Topçinjtë” e Londrës, atëherë Paris Saint Germain do të nisë punën për ta sjellë atë në kryeqtytetin francez.

Nuk është hera e parë që emri i Wenger lidhet me atë të Paris Saint Germain. Edhe në sezonet e kaluara klubi transalpin e kërkoi shërbimin e teknikut të Arsenalit, por pa ia arritur qëllimit. Sipas “The Sun”, kampionët e Francës, duke parë edhe vështirësitë që po hasin me Unay Emeri, do të bëjnë një tjetër tentativë për Wenger  duke i ofruar atij 10 milionë euro në sezon.

Top Channel