Shqipëria e mbyll vitin në vendin e 49

22/12/2016 00:00

Kombëtarja shqiptare e futbollit e mbyll vitin 2016 në vendin e 49 në renditjen e FIFA-s, një pozicion të cilin skuadra jonë përfaqësuese e kishte edhe në klasifikimin e muajit të kaluar, me 618 pikë të grumbulluara.

Përsa u përket skuadrave të tjera që janë në grupin tonë të eliminatoreve të Botërorit 2018, Spanja është ajo që pozicionohet më mirë, në vendin e 10. Italia është e 16, ndërsa Izraeli klasifikohet në vendin e 55.

Përsa i përket skuadrave të tjera, Argjentina vazhdon të ruajë statusin e skuadrës më të mirë në Botë, pasi kryeson klasifikimin me 1634 pikë, në vendin e dytë pozicionohet një tjetër skuadër amerikanolatine, Brazili, ndërkohë që kampionia e Botës, Gjermania është në vendin e tretë. Portugalia, që në Francë u shpall kampione e Evropës, e sheh veten të pozicionuar në vendin e 8.

Top Channel