Vetting-u, Rama: E vonuan, por s’e penguan dot

22/12/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hodhi poshtë kërkesën e PD për Vetting-un.

“Sipas mediave, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD kundër Vetting-ut! E vonuan po s’e penguan dot. Tani është koha për të nisur zbatimin”, ka thënë Rama.

Ndërkohë, në një postim të mëvonshëm kreu i mazhorancës ka ironizuar reagimin e PD pas vendimit të gjykatës.

“Qenka helmuar SHQUP-i me Gjykatën Kushtetuese! Mos, jo kështu të dashur kolegë, Vetting-u do ju ndajë nga shoqëria e keqe e të korruptuarve”, ka thënë ai.

Top Channel