Ligji i mbetjeve ngel për vitin tjetër

22/12/2016 00:00

Ndonëse në Konferencën e Kryetarëve një javë më parë u vendos që dekreti i Presidentit për menaxhimin e integruar të mbetjeve të bëhej pjesë e seancës së fundit parlamentare për këtë vit, duket se dekreti i kreut të shtetit nuk do të jetë pjesë e saj, duke e zhvendosur debatin për këtë ligj në vitin 2017.

Sipas Kuvendit të Shqipërisë, për projektligjet në fjalë ende vijojnë diskutimet në komisionet parlamentare.

Ndonëse në rendin e ditës janë 20 pika për diskutim, fokusi do të jetë tek 7 interpelancat e kërkuara me kryeministrin Edi Rama nga 7 deputetët Mimoza Hafizi, Dashamir Shehi, Astrit Patozi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Agron Duka dhe Ben Blushi, të cilët shprehën publikisht shqetësimin për shtyrjen me afate të panjohura të celjes së negociatave për anëtarësim.

Top Channel