Asgjë nuk lëviz, ikjet e deputetëve rregullojnë balancat e dy kampeve

21/12/2016 00:00

Adriatik Llalla me lëvizjen e së martës ka lënë te kënaqur të gjitha palët politike në vend, duke lënë sërish rezultatin barazim.

Nga njëra anë Partia Demokratike fiton, pasi kauza e saj kundër Elvis Roshit merr zgjidhje me largimin e tij.

E kënaqur pa dyshim është edhe Partia Socialiste, por më shumë Shpëtim Idrizi, pasi me largimin e mundshëm të Dashamir Tahirit, i zgjedhur nga listat e çamëve por i rreshtuar prej kohësh në krah të Partisë Demokratike, rifiton një tjetër deputet.

Edmond Zejno, i cili është i renditur i dyti në listën shumemërore të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet për qarkun e Vlorës.

Por, e fituar del edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila me largimin e mundshëm të Shkelqim Selamit, i cili prej korrikut dhe krizës politike që desh përçau mazhorancën, nuk ka qenë në të njëjtën linjë me forcën e tij poltike, por më shumë me Partinë Socialiste.

Dilema e vetme në rastin e LSI është cili do të jetë pasuesi, pasi Flamur Çelaj, i renditur pas Selamit në Vlorë, rreth një muaj më parë është zgjedhur në krye të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Mbetet ende për t’u parë nëse Çelaj do të heqë dorë nga posti i drejtorit apo do t’ia lërë vendin e tij të tretës në listë, Katina Gogos. Në çdo rast, LSI do të rifitojë deputetin e radhës, besnik ndaj Ilir Metës dhe jo Edi Ramës.

Top Channel