Makina në flakë, shoferi shpëtohet nga 4 të huaj

21/12/2016 00:00

Një shofer makine është shpëtuar pa u djegur për së gjalli vetëm falë ndërhyrjes së disa të panjohurve që e nxorën nga makina disa sekonda para se edhe ai të përfshihej nga flakët.

Pamjet dramatike janë filmuar nga një prej të pranishmëve në momentin e incidentin, kur një makinë është përfshirë nga flakët dhe drejtuesi i saj ka ngecur brenda në Teksas këtë të diel.

Katër persona, totalisht të panjohur nga shoferi kanë vrapuar për t’i ardhur atij në ndihmë pa marrë në konsideratë se kjo mund t’u rrezikonte edhe atyre jetën.

Por pikërisht ky gjest i ka kthyer ata në heronj, të cilët falë reagimit të shpejtë e kanë nxjerrë nga makina shoferin që mund të thuhet pa frikë se ka qenë vetëm sekonda larg vdekjes.

Top Channel