Babagjyshi misterioz viziton kampionët – VIDEO

21/12/2016 00:00

Federata e Futbollit në Portugali po finalizon një vit historik që prej themelimit të saj. 2016 solli titullin e kampionit të Europës me triumfin e kësaj vere në Francë dhe në institucionin e futbollit luzitan do të ulin siparin me festat në një mënyrë të veçantë.

Për të shtuar dozën e lumturisë, mendoi një babagjysh misterioz që vizitoi zyrat e Federatës në qendër të Lisbonës. Ai i dhuroi punonjësve një imitim të titullit të fituar në Euro 2016 në muajin Korrik dhe një përqafim të ngrohtë.

Në fund kur asnjë nuk e priste identitetin e vërtetë të babagjyshit, në federatën portugeze mësuan se ai ishte trajneri i kombëtares, Fernando Santos.

Top Channel