Ajo kishte lindur me një nishan në buzën e sipërme dhe në moshë të re mori një vendim, që për vitet që do të pasonin rezultoi fatal.

Hosineara Begum, një e moshuar nga një zonë rurale e Bangladeshit, në atë kohë iu drejtua një mjeku popullor për t’i hequr nishanin. Sot rrëfen se në muajt e parë pas heqjes së nishanit me metodat tradicionale nuk pati probleme, por më vonë po.

Asaj nisën t’i shfaqeshin gjithnjë e më shumë gjendra të vogla në gjithë trupin. Gjendrat u zhvilluan në tumore në përmasa aq të mëdha se në fshatin e saj të gjithë nisën t’i thërrisnin “Gruaja patate”.

Këto gjendra e kanë shoqëruar për plot gjashtë dekada e sikur të mos mjaftonte sëmundja, Hosineara është përballur edhe me përbuzjen, përçmimin dhe talljen e banorëve vendas, aq sa sot thotë se është e lodhur dhe e vetmja gjë që dëshiron është vdekja.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel