Dëmtohet rrjeti elektrik në Tiranë e Shkodër

21/12/2016 00:00

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar ditën e sotme për ndërprerje të energjisë elektrike në qendër të qytetit të Shkodrës dhe shkak për këtë, sipas OSHEE, janë bërë punimet e kryera nga firmat private, të cilat kanë dëmtuar dy fidrat e tensionit të lartë, duke sjellë më pas edhe djegien e transformatorit.

Ky dëmtim shkaktoi ndërprerjen e energjisë në qendër të qytetit Shkodër, konkretisht në lagjet “Manush Alimani”, “Parruc”, “Shirok Zogaj” dhe “Ndoc Mazi”.

Rasti është denoncuar në polici nga OSHEE, e cila po kryen veprimet hetimore ndaj dëmit të shkaktuar, ndërsa OSHEE Shkodër po merr masat për zëvendësimin e transformatorëve të djegur dhe lidhjen e dy fidrave të dëmtuar. Energjia është shkëputur rreth mesditës së sotme dhe pritet të rikthehet rreth orës 16.30.

Ndërkohë, një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur në kryeqytet, ku ka pasur ikje të energjisë elektrike pranë shkollës “Sabaudin Gabrani”, “Rruga e Kavajës”, “Nikolla Lena”, “Adem Kruja”, “Besim Imami”, “Myslym Shyri” dhe pranë shkollës “Vasil Shanto”, shkak për këtë është bërë dëmtimi i një kabulli të tensionit të mesëm nga një firmë private.

Pas plotësimit të procesverbalit, OSHEE mori masa të menjëhershme, duke rikthyer energjinë elektrike brenda 15 minutash falë lidhjes unazore me fiderin C7 të N/st Traktora.

Top Channel