Nigeria sekuestron orizin plastik

21/12/2016 00:00

Një aksion i fundit i autoriteteve nigeriane konfirmuan shqetësimin që qarkullon prej muajsh në mbarë botën; orizin plastik.

2.5 ton oriz u sekuestrua nga doganat nigeriane në një ngarkesë që synonte të shpërndahej në tregun vendas me rastin e festave.

“Vetëm Zoti e di se çfarë mund t’u ndodhte njerëzve që do ta hanin këtë oriz”, thuhet në deklaratën e Ministrisë nigeriane të Shëndetësisë.

Autoritetet thonë se arrestuan biznesmenin që u mundua të fusë në treg këtë sasi orizi dhe kanë nisur hetimet për të gjetur burimin e ngarkesës.

Për momentin është e paqartë se nga është origjina e mallit, por vitin e kaluar oriz plastik u sekuestrua edhe nga autoritetet kineze.

Orizi është ndër ushqimet më të konsumuara në Nigeri dhe në shumë vende të tjera afrikane, që e importojnë atë kryesisht nga Kina dhe Vietnami.

Top Channel