Policia bllokon 700 fishekzjarre me përmbajtje dinamiti

21/12/2016 00:00

Policia ka bllokuar fishekzjarret me fuqi te madhe shperthyese dhe permbatje dinamiti. Ato jane gjetur ne tregjete  tiranes. Ndresa behet thirrje per te patur kujdes ne ditet e festave.

“Nga kontrollet e ushtruara në tregjet industriale apo subjektet tregtuese të fishekzjarreve, janë bllokuar nga Shërbimi Zjarrfikës rreth 700 lëndë piroteknike të një kapaciteti të lartë shpërthyes. Me këtë rast dua t’u bëj thirrje të gjithë prindërve që të mbajnë larg fëmijët e tyre nga përdorimi i fishekzjarreve, pasi mund të sjellin pasoja të rënda për jetën e tyre. Situata paraqitet e qetë dhe nuk është shqetësuese si vitin e kaluar, megjithatë edhe kontrollet tona do të vazhdojnë deri në përfundim të festave”, tha Idriz Daulle, shef i Sektorit të Rendit në Policinë e Tiranës.

Fishekzjarret e bllokuara janë konstatuar me përmbajtje dinamiti, ndërsa kontrollet janë ushtruar edhe për sigurinë e dyqaneve dhe magazinave ku mbahen mjetet piroteknike.

Fishekzjarret janë të ndara me kategori për shitjen e tyre, për 12, 16 dhe 18 vjeç, ndërsa fishekzjarre të caktuara mund të blihen vetëm nga persona të autorizuar ose licencuar.

Top Channel