Chelsea kërkon Arturo Vidalin

21/12/2016 00:00

James Rodriguez dhe Antonio Rudiger nuk janë të vetmit futbollistë që janë vënë në shënjestrën e Chelsea. Në listën e dëshirave të klubit londinez është shtuar edhe emri i Arturo Vidalit.

Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, trajneri i Chelsea, Antonio Conte do të kërkojë që të blejë kartonin e mesfushorit kilian në merkaton e muajve të verës dhe për këtë arsye është gati të shpenzojë plot 50 milionë euro, 15 milionë më shumë nga ajo që derdhi Bayern Munchen në arkat e Juventusit, 2 vjet më parë.

Arturo Vidal, që është një titullar i padiskutueshëm te bavarezët, nuk e sheh negativisht një kalim të mundshëm te Chelsea dhe do ta refuzojë atë në mënyrë kategorike në rast se kjo skuadër nuk kualifikohet në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm, diçka shumë e vështirë për t’u menduar duke qenë se Chelsea është në krye të Premier League.

Top Channel