Schwarzenegger: Kur shoh trupin tim, me vjen për të vjellë

21/12/2016 00:00

Ai është një nga meshkujt që u bë i pasur dhe i famshëm falë fizikut të tij, por duket se aktori nuk ka aq shumë besim në vetvete. Arnold Schwarzenegger është shprehur se ai kurrë nuk ka qenë i lumtur me trupin e tij dhe se ai vuan nga mungesa e besimit.

69-vjeçari shton se problemi është bërë ende më serioz me kalimin e viteve pasi e ka të pamundur të vazhdojë të ketë një fizik perfekt.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktori është shprehur: “Kur shihem në pasqyrë, më vjen për të vjellë. Kam qenë gjithmonë kritiku më i madh i vetes, madje edhe kur kisha një trup të mirë. Asnjëherë nuk jam ndjerë perfekt. Gjithmonë i ka munguar diçka trupit tim. Mund të gjeja miliona gjëra gabim tek vetja, të cilat më bënin të shkoja sërish në palestër”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel