Manchester United “blindon” Mourinhon

21/12/2016 00:00

Manchester United kërkon ta shndërrojë Jose Mourinhon në Fergusonin e tij të ri.

Sipas tabloidëve britanikë, “Djajtë e Kuq” janë gati ta blindojnë teknikun portugez duke i ofruar një kontratë të re edhe për 8 vjet të tjerë dhe të mendosh se Mourinho asnjëherë nuk ka qëndruar te një skuadër për më shumë se 3 sezone.

Fillimi jo i mirë i sezonit nuk i turbulloi aspak drejtuesit e Manchester United, që së fundmi ka regjistruar 10 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet. Për momentin, “Djajtë e Kuq” ndodhen në vendin e 6, me vetëm 4 pikë më pak se Arsenali i vendit të katërt, që do të thotë kualifikim në turin eliminator të Ligës së Kampioneve, një situatë të cilën Mourinho premton se do ta përmirësojë.

Top Channel