Panda, në luftë me një plak dëbore

21/12/2016 00:00

Punonjësit e Toronto Zoo kanë filmuar një moment gazmor të pandës Da Mao me një plak të madh dëbore.

Por në vend që ta bëjë shok dhe të luajë me të, pandaj fillon ta luftojë. Duke e kundruar shokun e tij të ri, Da Mao nis ta gërvishë me inat para se të ngjitej mbi kokën e tij.

Problemi i vetëm është se pandat janë shumë të rënda dhe natyrisht që koka e plakut të dëborës do të binte duke e rrëzuar dhe kafshën. Por Da Mao nuk dorëzohet por e sulmon sërish duke hipur mbi trupin e tij. rezultati? Dy me zero për plakun e dëborës.

Top Channel