Viti fantastik i Realit: më shumë tituj sesa humbje

21/12/2016 00:00

Viti 2016 do të kujtohet gjithmonë nga tifozët e Realit të Madridit. Shifrat tregojnë se skuadra e bardhë ka shkruar historinë: vetëm 2 humbje, si asnjëherë më parë.

Ndërsa nga data 1 janar, skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka fituar plot 3 tituj. Pra, më shumë tituj sesa humbje në një vit kalendarik. Diçka që shumë pak skuadra kanë arritur ta bëjnë.

Humbja e parë për Realin erdhi në 27 shkurt, në derbin ndaj Atletico Madrid (0-1). Humbje tjetër ishte në Champions League, në 4 prill, kur Reali u mposht në Gjermani nga Wolfsburg me rezultatin 2-0.

Ndërsa titujt e fituar janë këto: Champions League, Superkupa e Europës dhe Botërori i Klubeve.

Top Channel