Fiziku i pabesueshëm i Alessandra Ambrosios
21/12/2016 00:00
Njihet si një nga modelet me fizikun më të mirë në botë dhe Alessandra Ambrosio e tregoi këtë gjë edhe një herë në Florianopolis të Brazilit.
35-vjeçarja u fotografua me bikini në plazh, aty ku po kalonte një ditë relaksuese bashkë me shoqet e saj.
Ajo u sigurua që të qëndronte e hidratuar dhe për këtë arsye bleu edhe një arrë kokosi.
Modelja veterane është nënë e dy fëmijëve, 8-vjeçares Anja dhe 4-vjeçarit Noah, të cilët i ka me partnerin e saj, 35-vjeçarin Jamie Mazur.
Top Channel