Blushi fton studentët të bëhen pjesë e LIBRA: Jemi parti e qendrës

20/12/2016 00:00

Ben Blushi, kryetar i “Libra”-s, iu drejtua studentëve që të anëtarësohen në këtë forcë politike për të ndryshuar Shqipërinë.

Blushi artikuloi qartë se, forca politike që ai drejton është në qendër dhe se vendit i ka munguar prej kohësh një parti, as e djathtë dhe as e majtë.

“Pse vendosa unë të flas këtu dhe jo te podiumi, as majtas dhe as djathtas? Sepse Libra është në qendër, as majtas dhe as djathtas. Libra është në qendër si një e mesme e të gjitha ideologjive, qofshin të majta apo të djathta, të cilat në fakt mungojnë në Shqipëri, e të cilat në 25 vite nuk prodhuan dhe nuk garantuan dot një Shqipëri më të mirë e më europiane, më të jetueshme”, u shpreh Ben Blushi.

Top Channel