Cikalleshi realizon dy gola në Turqi

20/12/2016 00:00

Pasi bëri një nisje jo të mirë të sezonit në Turqi me skuadrën e tij të Istanbul Basaksehir, Sokol Cikalleshi duket se po rigjen veten dhe në takimin e fundit ku ishte titullar realizoi 2 gola.

Basaksehiri luajti këtë të martë ndeshjen e kupës ndaj Goztepe, duke fituar me rezultatin e thellë 6-2, ku Cikalleshi ishte protagonist kryesor duke arritur të gjeje rrugën e rrjetës dy herë.

Sulmuesi kavajas hapi serinë e golave duke ekzekutuar saktë një 11-metërsh të fituar nga skuadra vendase në minutën e 8-të. Holmen 4 minuta më pas dyfishoi shifrat, ndërsa Cikalleshi në të 23-tën realizoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën nga Stambolli.

Një finalizim i bukur ai i sulmuesit shqiptar që e çoi në 3 numrin e golave në këtë edicion të Kupës së Turqisë. Pas 3 ndeshjeve në kupë, Istanbul Basaksehir kryeson Grupin F me pikë të plota.

Top Channel