Aksident në aksin Tiranë-Durrës, makina përplas për vdekje kalimtaren

20/12/2016 00:00

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në aksin rrugor Tiranë-Durrës pranë një qendre tregtare.

Një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur për vdekje një kalimtare, e cila është identifikuar si shtetasja me inicialet N.L.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasi A.F, 26 vjeç, u shoqërua në polici për zbardhjen e rrethanave.

Top Channel