Brazil-Kolumbi, miqësore bamirësie për Chapecoense

20/12/2016 00:00

E gjithë bota në forma të ndryshme është solidarizuar me familjet e lojtarëve të Chapeconses që humbën jetën në tragjedinë e 29 nëntorit.

Pak ditë më parë u fol për një miqësore bamirësie Brazil-Kolumbi për viktimat e Chapecoense, ndërsa tashmë kjo ndeshje është bërë zyrtare.

Brazili dhe Kolumbia do të luajnë më 25 janar në stadiumin “Engenhao” në Rio de Janeiro dhe paratë e mbledhura nga shitja e biletave të kësaj ndeshje do të shkojnë për familjet e viktimave që humbën jetën në aksidentin e tmerrshëm të rrëzimit të avionit, ku mes viktimave ishin edhe 19 lojtarë të skuadrës braziliane Chapecoense.

Në këtë takim, me kombëtaren e Brazilit do të grumbullohen vetëm lojtarë të cilët luajnë me ekipet vendase.

Po më 25 janar, skuadra e Chapecoense do të zhvillojë ndeshjen e saj të parë pas fatkeqësisë së 29 nëntorit kundër Joinville në një turne kombëtar.

Top Channel