Largimi i Tramezzanit, TKZ: Na vjen keq

20/12/2016 00:00

Vendimi i zv/trajnerit të kombëtares shqiptare, Paolo Tramezzani, për t’u larguar nga stafi drejtues i kuqezinjve nuk është pritur mirë nga grupimi i Tifozëve Kuq e Zi.

Megjithatë ata i urojmë suksese në karrierën e tij si trajner dhe e kanë falënderuar për punën e bërë si pjesë e Kombëtares Shqiptare.

“Paolo, nuk na vjen mirë aspak që nuk do të jesh më trajner i Kombëtares, por pavarësisht kësaj ne si Tifoza Kuq e Zi të urojmë jetë të gjatë dhe shumë suksese ne karrierën tënde si trajner. Ti do mbetesh përherë në kujtesën tonë si njeriu që me punë shumë e me fjalë pak na bëri ta jetojmë atë që e kishim ëndërruar prej brezash. Me punë e meritove respektin e tifozëve sepse respektin e dhe qysh prej ditës së parë kur erdhe në Shqipëri. Faleminderit për gjithçka që i dhe Kombëtares tonë. Me respekt Tifozat Kuq e Zi”, thuhet në reagimin e Tifozave Kuqezi

Top Channel