Gjermani, lirohet i dyshuari pakistanez i sulmit në Berlin

20/12/2016 00:00

I dyshuari i vetëm i prangosur pas sulmit vdekjeprurës me kamion të së hënës, në një treg Krishtlindjeje në Berlin, është lëshuar këtë të martë.

Lajmi njoftohet nga prokurorët, të cilët thonë se nuk kanë prova të mjaftueshme për të vijuar mbajtjen e tij në paraburgim dhe për të vijuar ndërkohë çështjen penale ndaj tij.

Personi i vetëm i ndaluar deri më tani është identifikuar nga mediet gjermane si shtetasi pakistanez Naved B. Ai edhe më herët kishte mohuar përfshirjen në atë sulm.

Pakistanezi u kap në një park, pas raportimeve se ishte arratisur nga vendngjarja.

Sulmi me kamion i së hënës, i ngjashëm me atë të Nicës në Francë, la të vdekur 12 persona dhe të plagosur afro 50 vetë.

Top Channel