Pogradec, sekuestrohen 38 kg kanabis në fshatin Lin

20/12/2016 00:00

Agjentë të policisë së Pogradecit kanë sekuestruar këtë të martë 38 kg lëndë narkotike kanabis sativa, në afërsi të fshatit Lin.

Burime policore lokale bëjnë me dije se pas një informacioni të marrë në rrugë konfidenciale, blutë kanë ushtruar një kontroll tek vendi i quajtur “Uji i Kristaltë”.

Në breg të liqenit ata kanë konstatuar një sasi prej 38 kg kanabis, e cila ishte e ndarë në thasë të zinj.

Lënda narkotike, vijojnë burimet, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që agjentët po vijojnë hetimet për identifikimin e kapjen e poseduesve.

Top Channel