Tuna ka publikuar një set fotosh së fundi në “Instagram”. Këngëtarja duket se i ka realizuar në Shkup këto foto e megjithatë të shumtë kanë qenë fansat që në komente kanë aluduar se Tuna do të sjellë së shpejti një projekt të ri muzikor.

Në një nga fotot që ajo ka postuar, këngëtarja ka shkruar “Loading”, gjë që i ka shtuar akoma dhe më shumë “benzinë zjarrit”.

Ndërkohë, artistja shfaqet e veshur shumë thjeshtë, në mënyrë sportive në disa foto, ndërsa në dy foto të tjera ka të veshur një xhaketë të kuqe.

Megjithatë, Tuna është gjithmonë shumë seksi.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel