Thaçi nderohet me medaljen “Nderi i Akademisë”

20/12/2016 00:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është ndertuar këtë të martë me medaljen “Nderi i Akademisë”, nga Akademia Shqiptare e Shkencave.

“Jam shumë mirënjohës për medaljen “Nderi i Akademisë”, që pranova sot nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Janë bërë shumë përpjekje për t’i ndarë shqiptarët edhe në identitet, por akademikët mbeten gardianët e tij”, ka deklaruar Thaçi.

Në profilin e tij në Facebook, ai është shprehur se, kufijtë politikë dhe shtetërorë nuk duhet t’i pengojnë akademitë shkencore të dy vendeve për t’u ndjerë të bashkuara me njëra-tjetrën brenda një gjuhe, një kulture, një bote shqiptare dhe brenda një identiteti.

“Është shumë e rëndësishme për dy akademitë shqiptare, për institucionet të tjera shkencore që të kontribuojnë maksimalisht për të hequr çdo pengesë që të kemi një hapësirë të vetme kulturore, gjuhësore, letrare, shpirtërore”, ka thënë Thaçi.

Top Channel