Reali do të mund të blejë në verë

20/12/2016 00:00

Reali i Madridit do të mund të ndërhyjë në merkaton e kësaj vere.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka reduktuar dënimin ndaj skuadrës madrilene, duke e penguar atë të bëjë blerje vetëm në merkaton e muajit janar. Reali i Madridit u dënua nga FIFA për parregullsi në kontratat e nënshkruara me futbollistë nën moshën 18 vjeç. Klubi “merengue” apeloi në CAS, me këtë të fundit që e pranoi pjesërisht atë. 

Në të njëjtën kohë, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vendosi të reduktojë edhe gjobën e vendosur ndaj kampionëve të Evropës dhe Botës, nga 360 mijë në 240 mijë franga zvicerane.

Ndërkaq, Reali i Madridit e ka mirëpritur këtë vendim të Gjykatës së Arbitrtazhit Sportiv për reduktimin e këtij sanksioni, por nuk ngurroi të flasë edhe për mungesë kurajoje të këtij institucioni për anulimin e plotë të vendimit të FIFA-s për bllokim të dy sesioneve të merkatos së transferimeve.

Top Channel