Energjia, Gjiknuri: Çuam arkëtimet në nivel rekord

20/12/2016 00:00

Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ka falënderuar përmes një letre urimi punonjësit e kompanive publike të sistemit energjitik për rezultat e arritura në dy vitet e fundit.

Gjiknuri shkruan se, falë punës në terren të punonjësve, humbjet e energjisë janë ulur në mënyrë drastike, ndërsa arkëtimet janë rritur në nivele rekord. Këto rezultate, sipas Gjinkurit, kanë përmirësuar ndjeshëm furnizimin e qytetarëve me energji.

Ministri shkruan se, në mirënjohje të këtyre rezultateve qeveria ka autorizuar një trajtim më të mirë financiar për 6.670 punonësj të sektorit, të cilët kanë përfituar rritje page nga 10 deri në 56 për qind gjatë dy viteve të fundit.

Top Channel