I vidhen mijëra paund Rita Orës

20/12/2016 00:00

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, mund të ketë humbur mijëra paund si pasojë e një mashtrimi nga një llogaritar.

Njësia antimashtrim në Britani ka nisur hetimet se ku kanë përfunduar fitimet e pretenduara të një biznesi ku 26-vjeçarja kishte investuar. Ajo ka deklaruar se mijëra dollarë mungojnë nga llogaritë e saj.

Fqinjët e të dyshuarit pretendojnë se ai ka blerë sende me vlerë përfshirë këtu një Audi Q5, një Mercedes-Benz dhe një orë Rolex me vlerë 20,000 paund, raporton “The Sun”. Gjithashtu policia po heton edhe se si ai ka blerë një banesë me 5 dhoma gjumi me vlerë 900 mijë paund, pavarësisht të ardhurave të tij modeste.

I dyshuari, emri i të cilit ende nuk bëhet publik pretendon se shumat marramendëse që ka shpenzuar i ka fituar në një llotari online.

Sipas një burimi të “The Sun”, Rita Ora është një prej investitorëve të ndryshëm që kanë pasur të bëjnë me të dyshuarin dhe në total kanë humbur 2,3 milionë paund.

FOTO GALERI
1/2
Disa prej sendeve me vlere qe ka blere i dyshuari

Top Channel