LSI: Mbështetje të plotë Dekriminalizimit. Para ligjit, të barabartë

20/12/2016 00:00

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat ka shprehur mbështetjen e plotë për zbatimin e ligjit e dekriminalizimit.

“Mbështetje të plotë për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, përpara ligjit të gjithë janë të barabartë. Gjithashtu, dekriminalizimi është një standard i panegociueshëm për Lëvizjen Socialiste për Integrim”, ka thënë Vasili.

Duke theksuar rëndësinë që ka zbatimi i këtij ligji, numri dy i LSI-së ka nënvizuar se ai është garancia për suksesin e reformës në drejtësi dhe për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Dekriminalizimi i plotë është garanci për reformën në drejtësi. Zbatimi i këtij ligji është gjithashtu premisa bazë për zgjedhje të lira e të ndershme”, ka shtuar Vasili.

Top Channel