Ministri Tahiri takon ish-drejtuesit e Policisë ndër vite

20/12/2016 00:00

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri priti ish-drejtuesit e Policisë ndër vite, në nderim të 90-vjetorit të krijimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Kasëm Kaçi ish-kryepolic i Shqipërisë, tashmë mbi 90 vjeç, kishte ardhur posaçërisht nga Amerika ku jeton.

“Policia është sot e fortë. S’ka nevojë të merret përdore. Janë në këmbë e në ofensivë të përditshme, në luftë kundër krimit të organizuar dhe kundër çdo të keqe për të siguruar rendin dhe qetësinë”, u shpreh Kasëm Kaçi, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Sipas Tahirit, arritjet e policisë janë meritë edhe e ish-efektivëve.

“Ky ishte një rast për mua dhe për të gjithë ne, për të gjithë punonjësit e Policisë sot, për të nderuar kontributin e të gjithë atyre që kanë drejtuar apo punuar në Policinë e Shtetit në të gjithë këto vite. Pra, plejadën e nderuar të të gjithë atyre që kanë sakrifikuar, punuar me vetëmohim për të bërë Shqipërinë që sot ne jetojmë”, u shpreh ministri i Brendshëm, Tahiri.

Top Channel