Largohet Tramezzani! Media zvicerane e sheh te Lugano

20/12/2016 00:00

Paolo Tramezzani ka të ngjarë që të lërë Kombëtaren shqiptare për të nisur një aventurë të re në Zvicër.

Sipas televizionit RSI, destinacioni i mundshëm i 46-vjeçarit është skuadra e Luganos, ku ai mund të zëvendësojë Andrea Manzon i shkarkuar ditën e hënë. Por jo vetëm kaq, televizioni RSI thekson se skuadra e Luganos ka përgatitur për Paolo Tramezzanin një kontratë për një periudhë prej 2 sezonesh e gjysmë.

Tekniku italian është në pritje të zgjidhjes së kontratës në mënyrë konsensuale me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërkohë që mendohet të mbahet edhe një konferencë për shtyp nga 46-vjeçari.

Paolo Tramezzani, u bë pjesë e stafit teknik të Kombëtares shqiptare në vitin 2011 duke marrë rolin e zëvendësit të Gianni De Biasit. Në të njëjtën kohë, 46-vjeçari është edhe në rolin e bashkëpunëtorit me televizionin italian RAI për emisionin “La Domenica sportiva”.

Top Channel