Shaqiri: Interi ishte për turp!

20/12/2016 00:00

Xherdan Shaqiri ka folur me nota negative për të shkuarën e tij në Milano, te skuadra e Interit.

Sulmuesi i Stoke City deklaroi për Spox.com se “infrastruktura e Interit është me të vërtetë për turp”.

“Më kishin premtuar një Inter të ri kur shkova. Mancini më donte me çdo kusht në ekip. Duhet të kisha marrë më shumë informacion mbi ambientin përpara se të vendosja. Infrastruktura e Interit është sinqerisht për turp. Në Angli është gjithçka më profesionale”, deklaroi sulmuesi me origjinë kosovare që luan për Zvicrën.

Kohët e fundit është folur edhe për një lëvizje të Shaqirit te Roma, por nga fjalët e tij është e qartë se nuk i pëlqen futbolli italian.

“Nuk më la përshtypje të mirë. Shumë i ngadaltë, shumë taktik dhe e vështirë për të “shpërthyer” në fushë”, thotë Shaqiri.

Top Channel