Tokat e Nartës, banorët ankohen për kompensimet

20/12/2016 00:00

Kryeplaku i Nartës thotë se banorët e fshatit ndihen të braktisur. Në Nartë thonë se qeverisja e kaluar u mori pronat, u preu ullinjtë dhe e vlerësoi dëmin me një çmim qesharak. Për këtë, banorët e fshatit nuk e pranuan dëmshpërblimin.

“Dhe sot e kësaj dite asnjëri prej nesh nuk ka marrë asnjë lek nga marrja e tokave me qëllim ndërtimin e autostradës Levan-Vlorë, thotë kryeplaku Spiro Diamanti.

Administratorja e ish-komunës Qendër, Margarita Koço, jashtë kamerave shprehet se kompensimi ka hasur në probleme pasi shumica e banorëve janë pa çertifikatë pronësie.

Por nuk është vetëm problemi i pronave. Në fshat ankohen edhe për mbeturinat, që siç thonë banorët, u pastrohen një herë në 5 muaj.

Vetëm pak kilometra larg qytetit të Vlorës, banorët e Nartës ndihen të lënë mbas dore dhe jashtë vëmendjes së pushtetit vendor.

Top Channel