Akuzat e PD për CEZ, Spaho: Marrëveshja ishte paravendosur

20/12/2016 00:00

Partia Demokratike akuzoi këtë të martë se marrëveshja me kompaninë CEZ për OSHEE ishte e paracaktuar.

Deklarata është bërë nga deputeti i opozitës, Edmond Spaho.

“Edi Rama mashtron kur thotë përmes Gjiknurit se marrëveshja e mirëkuptimit u arrit në muajin qershor 2014. Ne kemi fakte se ky pakt është arritur më përpara dhe marrëveshja ka qenë e paravendosur. Faktet tregojnë që Damian Gjiknuri ka dëshmuar në Prokurori se pas konsultimeve me Kryeministrin dhe përpara takimit të dytë të grupeve negociuese, që u zhvillua në datën 7 shkurt 2014 në Vjenë, u mor vendimi politik që CEZ t’i jepen 100 milionë euro. Edi Rama mashtron kur nëpërmjet Gjiknurit thotë se ishte avokati ndërkombëtar ishte ai që sugjeroi marrëveshjen me CEZ-in. Ne kemi prova që tregojnë se avokati ndërkombëtar i qeverisë ka kundërshtuar hapur këtë marrëveshje”, deklaroi Spaho.

Top Channel