Pullat tek barnat, Komisioni i drejtohet Financave

20/12/2016 00:00

Vendosja e pullave fiskale tek barnat përmes koncesionarit do të shtyhet derisa Ministria e Financave të bëjë një raport mbi efeket financiare.

Komisioni i Ekonomisë i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Financave se marrja në shqyrtim e ndryshimit të kontratës koncesionare mbi pullat fiskale do të bëhet pasi të ketë një informacion të plotë mbi ecurinë e deritanishme të koncesionit dhe çfare impakti do të kishte nëse përfshihen edhe barnat në këtë sistem.

Një ditë më parë, ndryshimi i kontratës koncesionare nuk mori miratimin e Komisionit të Shëndetësisë.

Që nga viti 2011 sistemi i pullave fiskale në Shqipëri është dhënë me koncesion një operatori privat. Në kontratë, qe parashikuar që në të ardhmen të futeshin dhe pullat e barnave. Kosto për pullën dhe ngritjen e sistemit të gjurmueshmërisë parashikohet të jetë në 4 milion euro.

Top Channel