Sulmuesi turk sherr me shoferin e autobusit – Video

20/12/2016 00:00

Sulmuesi i kombëtares turke, Burak Yilmaz, është filmuar nga kamerat e sigurisë duke u konfliktuar me një shofer të një linje urbani.

Sherri ka nisur pasi sulmuesi ka hapur derën e makinë së tij dhe ka goditur autobusin që po vinte në krah, e shoferi i autobusit që i thërret me fjalë fyese.

Pas këtij momenti Yilmaz ka hyrë brenda autobusit dhe ka nisur të debatojë me shoferin e autobusit, ky i fundit teksa është ndjerë i kërcënuar ka marrë një shkop që kishte në makinë dhe ka kërcënuar sulmuesin për ta goditur.

Më pas Yilmaz zbritet nga autobusi nga persona të tjerë, por sërish nuk është i qetë.

Top Channel