Pensionistët, në 4 muaj 76 mln dollarë

20/12/2016 00:00

Në takimin me pensionistët, kryeministrei Edi Rama u shpreh se në sajë të reformës, kontributi i shtetit për pensionet është rritur me 17,7 përqind dhe se kushdo që është në moshë, por nuk ka dhënë kontribute gjatë jetës do të marre nga shteti pension social.

“Nëse kjo që bëmë ne në 2 vjet do të ishte bërë 20 vjet më parë, ne do të kishim mundësi që sot të ndërtonim shkolla, çerdhe e të tjera”, deklaroi Rama.

Kjo reformë bën të mundur që çdokush të marrë kontributin sipas asaj që i ka dhënë shtetit dhe sistemit të pensioneve gjatë viteve të punës, shtoi ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi.

“Reforma që kemi nisur të zbatojmë me ardhjen në pushtet është padyshim një nga reformat më historike të ndërmarra nga politika. Morëm një sistem të rrënuar dhe ndërtuam filozofinë dhe kthimin e besmit të qytetarëve tek skema”, u shpreh Klosi.

Por si përkthehet kjo në shifra? Detajet i dha ministri i financave, Arben Ahmetaj

“Fondi i fundvitit është 40 milionë dollarë, fondi i rritjes së pensioneve vitin tjetër është 36 milionë dollarë. Vetëm në 4 muaj Qeveria akordon për moshën e tretë 76 milionë dollarë”, deklaroi Ahmetaj.

Top Channel