Vajzat e veçanta të luleve në dasmë

20/12/2016 00:00

Një çift i ri në Sidnej të Australisë kanë fituar simpatinë e vendit pasi kanë ftuar gjyshet e tyre të bëhen vajzat e luleve, teksa nusja shkon drejt altarit.

Yasmine Parker, 26 vjeç dhe Ricardo De Salis, 25 vjeç u martuan në nëntor dhe venodsën që rolin e vajzave të luleve të mos e bëjnë fëmijët, siç ndodh në dasmat tradicionale, por gjyshet e tyre.

“Në fakt ishte idea e bashkëshortit tim, Ricardo. Ai ka shumë fëmijë në fisin e tij dhe unë gjithashtu, por nuk i ftuam për shkak të kufizimit të hapësirës, kështu që ai mendoi që këtë rol ta bënin gjyshet tona”, ka thënë Yasmine për Daily Mail Australia.

Yasminë thotë se ato të treja janë të rëndësishme për ta, kështu që ishin të nderuara të bënin rolin e vajzave të luleve.

E kështu, gjyshet e Ricardos, Jean 88 vjeç dhe Doreen 93 vjeç, si dhe gjyshja e Yasmine, Rouhanieh 96 vjeçe u kënaqën mjaft në dasmën e nipit e mbesës së tyre.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel