Rakitiç i pakënaqur, mendon largimin nga Barcelona

20/12/2016 00:00

Ivan Rakitiç nuk e fsheh pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit Luis Enrique. Mesfushori kroat këtë sezon nuk po aktivizohet aq sa dëshiron dhe kulmi arriti fundjavën e kaluar.

Në derbin me Espanyolin, Rakitiç qëndroi gjatë gjithë 90 minutave në stol duke ia lënë vendin Andre Gomes, diçka që duket se nuk është pritur aspak mirë nga kroati.

Ai kërkon më shumë vazhdimësi në aktivizimin e tij dhe gjithcka varet nga trajneri Luis Enrique. Nëse asturiani nuk ia garanton këtë, atëherë, mesfushori kroat do të kërkojë largimin nga katalanasit.

Kjo situatë e re e Rakitiç nuk bën gjë tjetër veçse ringjall interesin e Juventusit, që mund të bëjë një tjetër tentativë për ta sjellë atë në Torino e për ta vënë nën urdhrat e trajnerti Massimiliano Allegri.

Por edhe këtu pengesat janë të mëdha për bardhezinjtë. Së pari është klauzola e majme prej 100 milionë eurosh e vendosur nga Barcelona dhe së dyti konkurrenca, pasi veç skuadrës italiane, në valle mund të futet edhe Manchester United.

Top Channel