Elbasan, dy në pranga për vjedhje e prodhim lëndësh narkotike

20/12/2016 00:00

Një punonjës i zjarrfikëses në Librazhd dhe një tjetër shtetas u arrestuan me akuzën e vjedhjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike.

Shtetasit e ndaluar janë 28-vjeçari, Endrit Disani, punonjës i zjarrfikëses në qytetin e Librazhdit dhe Ardit Hala.

Që të dy këta shtetas u ndaluan me akuzën se vjedhjes të kryer në bashkëpunim, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Endrit Disanin dhe Ardit Halan. Ky i fundit rezulton person me precedentë penalë.

Top Channel