Vendet më injorante të botës

20/12/2016 00:00

Dija e vërtetë është të njohësh vetveten dhe nga një studim i fundit, duket se të pakta janë vendet që e bëjnë këtë.

Ipsos MORI publikoi një rezultat interesant të një studimi, ku ka renditur disa popujt mbi bazën e dijeve të tyre.

E veçanta e këtij studimi është se nuk është përpjekur që të gjejë popullin më të zgjuar, por të kundërtën; atë më naivin.

Anketa e realizuar në disa vende të botës ka patur në përbërje një sërë pyetjesh, që nga më të thjeshta e deri tek ato më të komplikuarat, që kërkonin njohuri të avancuara në një fushë respektive për përgjigjie.

E në bazë të përgjigjieve të marra, Ipsos MORI ka ndërtuar atë që e quan “Indeksi i injorancës”. Shqetësuese është se katër nga pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara bëjnë pjesë në vendet më injorante.

Kina, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe India janë vende “injorante”, sipas Ipsos MORI dhe të mendosh që të gjitha këto vende luajnë një rol të madh në çështjet ndërkombëtare dhe fatin e pjesës tjetër të botës.

Në studim janë përfshirë 40 vende dhe rezultatin më pozitiv nga vendet e zhvilluara në Europë e ka regjistruar Gjermania.

Fatkeqësisht (ose fatmirësisht) në studim nuk është përfshirë Shqipëria…

Top Channel