Plagoset me thikë një 26-vjeçar në Sarandë
19/12/2016 00:00
Një 26-vjeçar është plagosur me thikë ditën e sotme në Sarandë pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia e Sarandës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 minuta në hyrje të qytetit, pranë një hoteli.
Sipas policisë, personi i plagosur është shtetasi Xh.H., 26 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, i cili është shtetasi A.A dhe po punon për kapjen e tij.
Top Channel