Daçiç: Do ta parandalojmë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

19/12/2016 00:00

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç e ka “informuar” kryetarin e Parlamentin grek, Nikolaos Vucis, për situatën në Kosovë.

Si zakonisht, Daçiç është ankuar për kthimin e serbëve në Kosovë, si dhe ka thënë se është e papranueshme aspirata e Kosovës për anëtarësim në UNESCO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Daçiç beson se vizita e Vucisit do t’i japë shtytje të mëtejshme ngritjes së dialogut në nivelin më të lartë ndërmjet dy vendeve.

Vitin e ardhshëm, Kosova pritet që të kërkojë sërish anëtarësimin në UNESCO, gjë për të cilën dështoi për pak vota këtë vit.

Top Channel